Forcat ukrainase shënjestruan civilët në sulmin e tyre në Kursk , duke vrarë tre persona dhe plagosur shtatë të tjerë, njoftoi sot guvernatori i rajonit rus. Zyrtari njoftoi gjithashtu se forcat e Kievit sulmuan një nënstacion energjie në rajonin e tij, pasi blogerët rusë të luftës kishin raportuar më parë një inkursion të ri tokësor ukrainas në zonë, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe dronë.