Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, sipas zyrtarëve të Qeverisë gjermane.