Tre gra janë dhunuar në Korçë gjatë 3 ditëve të fundit nga bashkëshortët apo ish bashkëshortët e tyre duke ngritur alarmin për përhapjen e fenomenit të dhunës në familje. Një shoqëri në tranzicion, ku roli i burrit në familje nuk shihet më si dominues por i barabartë me partneren e po ashtu presioni ekonomik, konsumi i lëndëve narkotike dhe alkoolit sipas sociologëve po rritin agresivitetin brenda marrëdhënieve familjare ku gratë kthehen në viktima të dhunës fizike dhe verbale.