Këto janë pamjet apokaliptike të trafikut në aksin rrugor Prrenjas-Elbasan në ditën e tretë radhazi. Prej orës 16:00-19:00 rruga ka qenë thuajse tërësisht e bllokuar në gati 30 km të saj. Kryesisht trafiku nis në zonën ku po kryhen punime për zgjerimin e koridorit të VIII. Data 2 janar shënoi rekord teksa mjetet u bllokuan për më shumë se 10 orë ndërkohë që probleme shkaktuan edhe ngricat në rrugë.