Raundi i ri i negociatave Ukrainë-Rusi është paralajmëruar të mbahet nga 28 deri në 30 mars, në mesin e përpjekjeve të shtuara duket për arritjen e një marrëveshjeje e cila t`i japë fund luftës. Ukraina i ka përshkruar si mjaft të vështira bisedimet e deritanishme me rusët, e nuk pret ndonjë përparim të madh edhe këtë radhë.