Në protestën e dhunshme të mbështetësve të opozitës serbe në Beograd, u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e madhe të protestuesve që sulmuan godinën e Kuvendit e institucione të tjera, duke thyer xhamat. Policia hodhi gaz lotsjellës për të penguar hyrjen në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit të qindra mbështetësve të opozitës. Më pas, policia ndërhyri duke larguar grupet e protestuesve nga qendra e qytetit dhe kreu arrestime.