Një 35-vjeçar me iniciale S. B., banues në Kosovë është arrestuar pasi po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm në Këlcyrë. Në operacionin policor të koduar “Road Guard 29” u bë kapja e të riut në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër, duke transportuar me automjetin “Volkswagen” emigrantët nga vendet MENA, kundrejt fitimit.