Finalizohet operacioni policor i koduar “Adriatiku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh.