Tre persona janë arrestuar në Sarandë, në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës. Gjatë operacionit “Border 8” , në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës”, Finiq, u arrestuan shtetasit E. K., 26 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. B., 23 vjeç dhe B. K., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori L. C., 29 vjeç,i cili ka braktisur automjetin me të cilin lëvizte.