Një 22-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi po transportonte shtatë emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit. I riu po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, të cilët kishin si synim kalimin në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së.