Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu. Ende nuk dihet nëse operimi do të ketë sukses afatgjatë, mirëpo mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Marillend, kanë thënë më 10 janar se procedura ka treguar se zemra e një kafshe mund të mbijetojë në trupin e njeriut, pa refuzim të menjëhershëm.