Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.