Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka zbuluar identitetin e katër të rinjve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Fushë-Prezë. Ata janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Ndërsa Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat.