Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë mbrëmje në Klos dhe Divjakë. Shoferi P. Ll, 39 vjeç humbi kontrollin e makinës dhe aksidentoi këmbësorin B. K., 47 vjeç, i cili humbi jetën në fshatin Xibër të Klosit. Pak minuta më pas një 18-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz” aksidentoi një 56-vjeçar që po udhëtonte me motor, i cili ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.