Top Channel/ Tragjike Durrës, zjarri i merr jetën 42-vjeçares! E ëma shpétohet mes flakëve
02/10/2025 19:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes fshatin Shënavlash të Durrësit. Rreth orës 14:00, një zjarr përfshiu banesën e familjes Mana. Si pasojë humbi jetën 42-vjeçarja Kimete Mana, e cila dyshohet se u mbyt nga asfiksia. Flakët që nisën në dhomën ku ndodhej viktima u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar dhe shtëpitë përreth. Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej edhe nëna e saj, Shefiko. Falë ndërhyrjes së fqinjëve, e moshuara arriti të shpëtonte.Më pas, zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton për rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet për një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht nga vetë viktima, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Teksa dridhet nga të ftohtët, nënë Shefiko tregon dhe kërkon ndihmë. Familja Mana edhe më parë jetonte në kushte të vështira ekonomike. Në të njëjtën banesë jeton dhe vajza tjetër e nënë Shefikos me dy fëmijët e saj. Tani, pas humbjes së vajzës dhe me shtëpinë të shkatërruar, e moshuara ka mbetur pa strehë.

Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30