Mbytja e 73 emigrantëve pas përplasjes së varkës së tyre në brigjet e Italisë, ka qenë katalizatori i një vale operacionesh të rojes bregdetare italiane, falë të cilave janë shpëtuar me qindra emigrantë në disa varka përreth bregdetit të vendit tonë fqinj. Në një deklaratë të rojes bregdetare flitet për mbi “ 1 mijë persona në rrezik”.