Dhjetë të vdekur dhe rreth 30 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Gracit. I dyshuari, një ish-student 21-vjeçar që mbante dy armë, një pistoletë dhe një pushkë qëlloi në drejtim të nxënësve dhe mësuesve dhe më pas u gjet i vetvrarë në tualetin e shkollës. Policia ka gjetur më vonë një letër nga 21-vjeçari Arthur A, autori i sulmit.