Hetimet vazhdojnë në Lisbonë lidhur me tragjedinë që pllakosi kryeqytetin portugez, ku tramvaji i njohur "Elevador da Glória" doli nga shinat e u përplas, duke i marrë jetën 17 personave. 20 të tjerë mbetën të plagosur; të paktën 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.