Në Vlora është përkujtuar këtë të shtunë 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e vendit, ku humbën jetën 81 persona. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe qytetarë të shumtë, u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi.