Top Channel/ Tragjedia e Mesdheut, 300 viktima. Të arrestuarit mohojnë akuzat
19/06/2023 23:07

Nëntë të arrestuarit nga 104 të mbijeturit e tragjedisë detare të javës së kaluar 47 milje nga porti grek i Pylos në Peloponez, kanë mohuar përfshirjen e tyre në mbytjen fatale të anijes duke deklaruar para hetuesve se nuk janë trafikantë, por përkundrazi, refugjatë, që madje kanë paguar edhe tarifën përkatëse për të shkuar në Itali. Athanasios Iliopoulos, avokat i njërit prej të dyshuarve Ashtu si pjesa tjetër e tyre, ai i mohon akuzat. Ai mohon çdo përfshirje në veprimet lidhur me akuzat dhe pretendon se është i pafajshëm.Pretendon se ishte në varkë me 30-35 bashkatdhetarë egjiptianë. Thotë se u largua nga vendi i tij duke kërkuar një jetë më të mirë në Evropë për shkak të vështirësive ekonomike." Ndërkohë autoriteti i rojes bregdetare greke ka mohuar një reportazh të rrjetit britanik BBC që thekson se peshkarexha në fjalë ka mbetur e palëvizur në vendin e mbytjes për 7 orë dhe në një deklaratë të fundit thuhet se nga çasti kur u zbulua, deri në momentin e mbytjes, anija ka përshkruar në një kurs të qëndrueshëm 30 milje detare drejt Italisë. Sipas autoriteteve greke, po atë pasdite, një cisternë që lundronte aty pranë iu afrua anijes së peshkimit dhe e furnizoi me ushqim dhe ujë ,siç duket edhe në një video të fundit të publikuar mbrmëjen e së hënës. Më vonë i është afruar edhe një cisternë e dytë prej të cilës trafikantët që drejtonin anijen nuk kanë pranuar ndihmë dhe ushqime. Sipas dëshmive të të mbijetuarve në mediat greke , në anije ka pasur edhe të vdekur nga uria apo etja. Por trafikantët, sipas autoriteteve kanë refuzuar edhe ndihmën e ofruar nga anija e Rojës Detare greke. Për tragjedinë ka pasur deklarata edhe nga Komisioni Europian Anitta Hiper zëdhnëese e KE për Çështjet e Brendshme Theksojmë se prokurori grek ka hapur një hetim për këtë incident dhe është shumë e rëndësishme që të sigurohet një hetim i plotë dhe i vazhdueshëm. Kjo tragjedi thekson nevojën për të punuar me shtetet anëtare të BE-së, agjencitë e BE-së dhe partnerët tanë të vendeve të treta për të luftuar trafikantët që vënë në rrezik kaq shumë jetë. Ndërsa kanë shpallur zi kombëtare , autoritetet në Pakistan që kanë arrestuar pas tragjedisë 14 persona me akuzën për trafikim të qënieve njerëzore, vlerësojnë sipas raporteve të tyre se numri i refugjatëve në anije mund të ketë qënë deri në 800 vetë, 310 prej të cilëve pakistanezë, rreth një e treta nga Kashmiri. Në orët e vona të së hënës janë sjellë në portin e Kallamatës edhe tre trupa të tjerë pa jetë nga vendi i tragjedisë dhe numri i zyrtar i viktimave ka shkuar tashmë në 81. Ndërsa brenda një kampi të rrethuar pranë Athinës, vazhdojnë të vijnë nga shumë shtete të afërmit e personave që konsoderohen të humbur.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15