Në Florida ekspertët shembën dhe pjesën e mbetur të ndërtesës që u rrëzua pjesërisht disa ditë më parë. Nxitimi i tyre lidhej me mbërritjen e mundshme të stuhisë tropikale, Elsa.U deshën disa sekonda që struktura e mbetur të rrëzohej ndërsa një re pluhuri dhe mbeturinash qëndroi në qiell për disa minuta.