Top Channel/ Tragjedi në Kaliforni, 13-vjeçari vd*s nga helmimi me alkool
01/07/2025 22:56

Një ngjarje tronditëse ka goditur Kaliforninë, pasi autoritetet zbuluan detaje të reja rreth vdekjes brutale të Oscar Hernandez, një 13-vjeçari nga Los Angeles, i cili u largua nga shtëpia në fund të muajit mars për të takuar trajnerin e tij të futbollit – dhe nuk u kthye më kurrë. Sipas familjes, Oscar mori trenin për në Antelope Valley me qëllimin për të ndihmuar trajnerin Mario Edgardo Garcia Aquino me uniformat e skuadrës. Disa ditë më vonë, trupi i tij u gjet në mënyrë çnjerëzore – i hedhur në një hendek në Ventura County. Raporti mjeko-ligjor konfirmoi se vdekja e tij erdhi si pasojë e “helmimit akut nga alkooli”, ndërkohë që autoritetet dyshojnë për një motiv të errët pas kësaj vdekjeje, shkruajnë mediat. Mario Garcia Aquino, një 43-vjeçar nga El Salvadori, është akuzuar për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë vrasje gjatë tentativës për akte të pahijshme ndaj një të mituri. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dënimin me vdekje, edhe pse ky dënim është aktualisht i pezulluar në shtetin e Kalifornisë. Hetuesit besojnë gjithashtu se Garcia Aquino ka qenë i përfshirë në dy raste të tjera të abuzimit seksual ndaj fëmijëve, përkatësisht në vitin 2022 dhe 2025. Një nga urdhrat e arrestit ndaj tij u lëshua vetëm tre ditë përpara se të zbulohej trupi i Oscarit. Ai është deklaruar i pafajshëm në gjykatë, dhe seanca e radhës është caktuar për muajin gusht. Sipas një raporti të Los Angeles Times, Garcia Aquino ndodhej në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, gjatë administratës së ish-presidentit Trump, e ka cilësuar atë si një “të huaj të paligjshëm dhe të rrezikshëm që nuk duhej të kishte qenë kurrë në këtë vend”. Hetimet janë ende në zhvillim nga FBI-ja dhe Policia e Los Angeles, ndërsa familja e të ndjerit kërkon drejtësi për humbjen e tmerrshme të djalit të tyre.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56