Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Labinot-Fushë, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin. Sipas informacioneve të para të marra nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 7 dhe 9 vjeç.