Çdo sezon veror, qytetarët shkodranë, për të dalë nga qyteti i tyre, për 3 kilometër, duhet të presin rreth 1 orë në radhë. Trafiku i automjeteve nis në lagjen “Xhabije për të përfunduar tek “Ura e Bahcallekut”. Efektivet e policisë janë gjatë gjithë kohës në rrugë duke ndihmuar qytetarët, por radhët janë të gjata sidomos në fundjave kur shkodranet i drejtohen plazhit.