Top Channel/ Trafiku asfiksues Laç-Lezhë, orë të tëra pritje në rrugë! Aksi, stres për udhëtarët
16/08/2025 15:20
Kjo e shtunë e gushtit ka sjellë fluks të madh automjetesh drejt bregdetit të Lezhës. Qindra qytetarë të nisur për fundjavë drejt plazhit janë përballur me trafik të rënduar dhe pritje të gjata, sidomos në aksin kombëtar Laç–Lezhë.