Kanë mbërritur me masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, 7 nga të arrestuarit në operacionin policor “Reset”, për t’i njohur me masën e sigurisë. Në këtë operacion, ku u kapën 500kg lëndë narkotike të ndara në 34 pako, u shkatërrua një grup kriminal, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.