Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”: -G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri; -S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.