Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki. Të dy u arrestuan nga Policia e Kukësit të premten, më 4 korrik, në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, nën akuzën për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.