Pas një hetimi një vjeçar i SPAK, është zbuluar një laborator droge, ku trafikohej dhe përpunohej një ngarkesë e madhe kokaine e sjellë nga Amerika Latine. Si rezultat, 10 persona janë arrestuar nga ky aksion, mes tyre edhe tre shtetas latinë, të cilët ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive.