Një tjetër person I përfshirë në grupin kriminal të Jetmir Kastratit është arrestuar me kërkesë të SPAK këtë të mërkurë. Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet N.N. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal”, dhe për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.