Prej 25 vitesh Aishe Kurti punon në tezgjah. Zanatin që mësoi nga gjyshja Aishja jo vetëm e përmirësoi, por e trashëgoi edhe tek vajzat e saj. Aishja end në tezgjah qilimat me motive të Librazhdit, por jo vetëm, kërkesat e shumta kanë bërë që ajo të mësojë edhe motivet e zonave të tjera të Shqipërisë. Kërkesat më të shumta për punimet e dorës vijnë nga emigrantët.