Teksa aktivitetet e larmishme të Ditës së Verës i lënë vendin njeri-tjetrit, të moshuarit kujtojnë me nostalgji traditat e dikurshme. Haxhire Çerekja, zonjë kalaje, sot është gati 80 vjeçe, por ende kujton sa e zbukuronte fytyrën uji i vezës së zier Ditën e Verës. Nga karakaftja te menekshja, dega e ullirit, palat e fikut e revania, të gjitha shoqëronin piknikun në natyrë nën rrezet e para të diellit pranveror.