Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04/2026 15:31
Parashqevi Gjika është 80 vjece dhe gjithë jetën e saj ka ndjekur dhe respektuar traditat ortodokse. Ajo mësoi të lyente vezët e kuqe në të enjten e madhe nga nëna e gjyshja në fshatin e largët Grabovë të Gramshit.