Shqiptari Andi Alushi 27 vjeç dhe lituanezi Valdemaras Kasinskas 39 vjeç, janë autorët e shpallur fajtor nga drejtësia angleze për rrëmbimin e dy shqiptarëve dhe mbajtjen e tyre peng në qytetin e Sheffield-it në veri të Anglisë. Ata janë dënuar me afro 20 vjet për trajtimin barbar të shqiptarëve, në maj të vitit të kaluar duke i detyruar të hanin ushqim nga tasa ku hanin zakonisht qentë dhe duke i lidhur ata pas radiatorëve. Sipas medias vendase, viktimat ishin mbajtur për dy javë, të rrëmbyer dhe kishin djegie të rënda në duar dhe në trup.