Një stuhi e fuqishme u përplas mbi zonat e Gjirit Amerikan, duke sjellë me vete një tornado që mbolli shkaterrim në lindje të qytetit të Hjustonit, në shtetin e Teksasit. CNN flet pë dëme katastrofike nga tromba e ajrit, që ishte përshkruar më herët prej Shërbimit Kombëtar Metereologjik vendas si “e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse".