Top Channel ka nisur një projekt të ri që premton sukses. Televizioni që gjithmonë kërkon suksesin në fusha të reja, ka nisur të punojë për një sektor të veçantë, prodhimin e filmave. Prodhimi i parë do të ketë premierën në muajin tetor. Ndërsa në këto momente producenti, stafi realizues dhe aktorët janë duke punuar me xhirimet e tij.