Sasi gjigande peshku të ngordhur kanë dalë në brigje e ndotura të liqenit artificial në lindje të Libanit ditët e fundit. Nuk është ende e qartë çfarë ka shkaktuar vdekjen e peshqve në liqenin Qaraoun të krijuar në lumin Litani, për çka peshkatarët thonë se është një ngjarje e paprecedentë. Informacionet paraprake thonë se një virus ka infektuar popullatën e peshqve.