Bardhyl Gjika ish shefi i zyrës që mbante dokumentat e pronësisë mbi tokën në këshillin e qarkut Vlorë, ka qenë ndër të parët që ka folur për të treguar skemën e vjedhjes së tokave. Dëshmitarët thonë se ai ka folur në momentin që është arrestuar nga policia por edhe më pas, para prokurorit. Ai u arrestua njëkohësisht me Klodian Trocin.