Qendra kërkimore Langley e NASA-s ka zbuluar se hemisfera veriore po errësohet më shpejt se ajo jugore, ndryshim ky që pritet të ndikojë tek reshjet dhe modelet e motit. Ekspertët shpjegojne se normalisht, ekziston një simetri mes dy hemisferave të planetit: Ato reflektojnë pothuajse të njëjtën sasi të dritës së diellit mbrapsht në hapësirë.