Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04/2026 20:00

Policia e Himarës ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku shtetasi Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin, i cili sipas policisë kishte probleme të shëndetit mendor. Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv i policisë, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me autorin, duke ndikuar në uljen e tensionit. Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e neutralizuar dhe duke i hequr mjetin prerës, çka bëri të mundur shpëtimin e dy prindërve pa lëndime. Më pas, 35-vjeçari është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, si dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike. Ndërkohë, prindërit e tij janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Policia njofton se falë ndërhyrjes profesionale dhe negociatave të kujdesshme, u bë e mundur shmangia e një tragjedie të mundshme.

Top News- Përplasje mes deputetëve, mazhoranca voton e vetme projektligjet, proteston opozita
02/04 21:23
Top News – Rama ndalet në Kashar, flet për legalizimet: Proces i vështirë
02/04 20:36
Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04 20:00
Top Channel/ E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari, pamje nga vendngjarja
02/04 19:56
Top Channel/ Denoncon 42 vjeçarja:Jam dhunuar nga fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë
02/04 19:46
Top News- 78-vjeçari në Bulgarec u vra/ Policia konfirmon krimin, merren në pyetje të afërmit
02/04 19:32
Top News- Makina bie në kanalin me ujë tek ‘Ura e Dajlanit’, plagoset shoferja
02/04 19:26
Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36
Top Channel/ ‘I kemi ndryshuar faqen Shqipërisë’, Rama: Në Kashar duhet edhe shkollë tjetër, por…
02/04 17:06
Top Channel/ Integrimi, Rama: Atë që opozita i ka bërë këtij vendi s’ja ka bërë askush, një mik…
02/04 17:05
Top Channel/ Qytetarja në njësinë 14 ja thotë në sy Ramës: Më pëlqen mënyra se si ju i qaseni…
02/04 17:05
Top Channel/ ‘Legalizimet nuk janë ndalur’, Rama në Njësinë 14: Nuk mund të bëjmë një piramidë…
02/04 17:05
Top News – ‘U kërcënova me jetë’. Propozimi i Ballës për 2 prillin, tensione në sallë
02/04 16:58
Top Channel/ “Do të rrjep si kec”, sherr në Kuvend, Noka godet Ballën me bidon uji
02/04 16:55
Top Channel/ Opozita kërkon ndryshimin e ‘rendit të ditës’, Kuvendi voton kundër
02/04 16:54
Top Channel/ “S’të vjen turp”, opozita bllokon foltoren kërkojnë fjalën, Peleshi: Jemi në votim
02/04 16:54
Top Channel/ Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ministrja Sala tregon shifrat
02/04 15:34