Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04/2026 20:10

Gjatë një interviste për gazetaren Anila Hoxha, Robert Gajda Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka treguar se për çfarë ankohen të huajt dhe shtetasit shqiptarë. Shqiptarët ankohen për largim nga puna edhe për shkak të bindjeve politike, ndërsa të huaj që punojnë këtu për mbajtje me forcë të dokumenteve. Por aktualisht institucionet po trajtojnë ankesën e një ruseje që thotë se u diskriminua për shkak të luftës. Në sallën e Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi do të mbahet seanca dëgjimore, midis dy shtetaseve, njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia, të cilat kanë hyrë në konflikt për shkak të luftës në vendet e tyre. Intervista e plotë Robert Gajda: Fabula është e tillë. Egziston një parukeri në Tiranë tek e cila shërbejnë kryesisht shtetas ukrainas dhe administratorja është ukrainase. Në momentin që është kontaktuar nga shtetasja ruse për të bërë thonjtë, ajo është pyetur “ nga Jeni “ dhe në momentin që është marrë vesh që shtetasja është ruse me shumë mirësjellje i është thënë që nuk mund ta ofrojnë për shkak të lutës. Këtu rusja është ankuar dhe aktualisht është një rast që ka krijuar edhe institucion, dy kampe, por është duke u trajtuar. Nuk mund t’iu them më tepër Anila Hoxha: Ju theksoni në raportin vjetor se shumë qytetarë janë ankuar për motive politike, për çfarë bëhet fjalë? Robert Gajda: U bë viti i pestë apo i gjashtë që na rezulton se heqjet nga puna për bindjet politike vijnë tek ne dhe ankohen . Më parë kishim vërejtur ankesa për largime nga pushtetet qendror. Tani e shohim tek vendori. Dhe bëhet fjalë për njerëz që hiqen nga partitë opozitare, por nuk mbeten imune edhe ata që kanë kryetarë të pushtetit vendor nga opozita dhe kanë larguar nga puna të pozitës. Anila Hoxha: Ata që largohet janë më së shumti të opozitës apo mazhorancës? Robert Gajda: Në pjesën më të madhe titullarët janë të pozitës dhe ata që ankohen janë të forcave të opozitës Anila Hoxha: Të huajt trokasin gjithashtu në institucionin tuaj dhe pretendojnë diskriminim. Për çfarë shkeljesh flitet? Robert Gajda: Akuza për shembull të mbajtjes me forcë, të mbajtjes me forcë të dokumenteve, mos pagim rroge dhe gjuhë urrejtjeje. Ne nuk mund ti ndjekim të tëra, ato që janë penale i kemi adresuar menjëherë në prokurorinë dhe policitë e Durrësit dhe ë Vlorës konkretisht që ti verifikojnë se pretendimet janë shumë të rënda në këto raste.

Top Channel/ ‘Shqiptarët janë zgjuar’, Noka në ‘Foltoren’ e opozitës: Protesta jonë ka vrarë frikën
13/04 20:34
Top Channel/ Baba Mondi “Nderi i Elbasanit”! Vlerësohet Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
13/04 20:15
Top Channel/ Tiranë, rusja padi ukrainases! Komisioneri kundër Diskriminimit: Shkak, lufta
13/04 20:10
Top Channel/ Porositë e Berishës për demokratët: Të kopjojmë opozitën hungareze
13/04 20:09
Top Channel/ Nis samiti i diasporës në Tiranë, Begaj: Jeni ‘mushkëria ekonomike’
13/04 20:08
Top News – Pengmarrja e 32 vjeçarit në Tiranë. Vetëdorëzohet në polici edhe i akuzuari i tretë
13/04 20:00
Top Channel/ “Diaspora ka qenë mushkëri ekonomike”/ Begaj në samit: Jeni ambasadorët tanë në botë
13/04 19:57
Top Channel/ Personalitete të Ndryshme të Diasporës shqiptare dekorohen me Urdhrin e Lartë
13/04 19:56
Top Channel/ Fluks në Kapshticë, emigrantët rikthehen drejt Greqisë pas festës së Pashkës
13/04 19:54
Top News – Mbytën me litar 23-vjeçarin në Mat. GJKKO lë në arrest me burg katër autorët e dyshuar
13/04 19:42
Top Channel/ Begaj përshëndet Samitin e Diasporës:E ardhmja përbashkimi, ju jeni ura jonë
13/04 19:03
Top Channel/ Nga Noli te Konica e Ismail Qemali, dokumentari historik çel Samitin e Diasporës
13/04 19:02
Top News-Kushner ndryshon projektin e Sazanit. Rama: Do ketë pak ndërtime, ishulli nuk do të mbyllet
13/04 18:27
Top Channel/ “Molotovarët eskportojnë llumin në Europë”/ Rama: BE ‘mahninet’ me ta, kërkojnë të…
13/04 17:49
Top News- Pengmarrja e biznesmenit/ Autorët u prezantuan agjentë të BKH, kërkuan 2 mln euro
13/04 17:39
Top Channel/ ‘Në gjuhë të huaj askush nuk shan’, Rama: Asnjë opozitë nuk hedh baltë mbi vendin e tij
13/04 17:31
Top Channel/ ‘Nuk shkojnë bashkë rritja e korrupsion me buxhetin’, Rama: Në rajon të parët…
13/04 17:27
Top Channel/ ‘Turizmi është rritur’, Rama: Rritja e ekonomia mundësoi rritjen e pagave dhe…
13/04 17:25
Top Channel/ “Le të hidhen përpjetë”, Rama në Asamble: Ne duhet të vazhdojmë drejtë, do të…
13/04 17:25
Top Channel/ ‘Fati po i buzëqesh shqiptarëve’, Rama në Asamble: Të gjitha yjet janë rreshtuar…
13/04 17:08