Linjës së brendshme të udhëtarëve në Tiranë do ti shtohen 20 autobusët e parë hibridë dhe elektrikë “Go Green”. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza”. Bashkia e Tiranës thotë se brenda muajit gusht do të futen në qarkullim, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera.