Shqipëria do të përballet të mërkurën në Bruksel me testin e radhës, për të avancuar me integrimin europian, nëse Greqia nuk do të kthehet në “bllokuese”. Është gazeta greke Kathimerini, me burime pranë qeverisë, dhe paralajmëron lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, duke paralajmëruar qëndrimin e ri grek, që kohët e fundit nuk ka qenë pro Shqipërisë.