Në kuadër të Ditës Kombëtare të Aktivizmit, në Tiranë ka mbërritur aktori i njohur i serialit të famshëm “Breaking Bad”, Roy Frank Mitte. Aktori amerikan, njëherësh dhe aktivist i të drejtave të njeriut ndau historinë e tij frymëzuese të tejkalimit të stigmës dhe bullizmit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.