Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Europës, ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Europës në Tiranë, që çel tashmë dyert për studentët e parë. Ajo tha se nga 241 aplikime, janë pranuar 32 studentë që do të jenë pionerët e parë të këtij Kampusi. “Nisi dy vite më parë me një ide nga kryeministri Edi Rama. Vitin e kaluar ishim këtu ku çelëm pranimet për studentët, patëm 241 aplikime, bëmë 122 intervista dhe përzgjodhëm 32 studente nga 21 kombësi që sot janë pionierët e parë në këtë Kampus.