Tirana po përgatitet prej muajsh për finalen e Konferencë Ligë. Dhe të mërkurën, ditën e ndeshjes, të gjitha zyrat publike do të mbyllen për të lehtësuar organizimin dhe menaxhimin e eventit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për italianën corriere delo sport thotë se kjo finale e madhe është një mundësi e mirë për imazhin ndërkombëtar të vendit.