Tirana ka udhëtuar drejt Korçës ku do të luaj pasditen e sotme ndeshjen e parë të fazës së dytë përball vendasve të Skënderbeut. Bardheblutë vijnë në këtë takim pas humbjes së parë sezonale në kampionat që pësuan nga Kukësit në javën e 9-tët ë Abissnet Superiores, megjithatë, për zv. trajnerin Erbim Fagu i cili ka folur në prag të takimit të radhës, skuadra është gatit ta harrojë disfatën e fundit.