Nga 0-2 për Besëlidhjen në 3-2 për Tiranën. Salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, të enjten në mbrëmje është veshur me ngjyra bardheblu. Mbi 3.000 vetë në pallatin e sportit në kryeqytet kanë shijuar spektaklin e Tiranës, e cila ka fituar me 25 pikë diferencë ndaj Besëlidhjes në finalen e pestë për titull kampion.