Top Channel/ Tirana “historike” për Merz: Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë!
17/05/2025 11:35

Takimi i "Komunitetit Politik Europian", që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të vecantë për Fridriech Merz: Kjo sepse ishte hera e parë për të, që merrte pjesë në një samit europian si kancelar i Gjermanisë. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që organizoi dhe mikpriti pjesëmarrësit e këtij samiti, i mbajtur nën moton : "Europa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët" rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverish diskutuan për sigurinë europiane, luftën ruse ndaj Ukrainës, aftësinë e konkurrencës dhe migracionin” . Krahas 27 vendeve të BE-së, në këtë format konsultimesh u përfshinë edhe vende të tjera europiane si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Nuk mungoi të premten në Tiranë as presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, ndërsa duke dërguar një mesazh të qartë, nuk ishte ftuar as Rusia e as Bjellorusia, aleate e ngushtë e saj. Merz e cilësoi pjesëmarrjen në samit si “një mundësi të mirë për të takuar shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane," . Disa pjesëmarrës kanë "pritshmëri të larta tek kancelari gjerman, sikurse edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Me udhëtimet e tij të para në Paris dhe Varshavë, në Bruksel dhe Kiev Friedrich Merz deri tani është "prezantuar fuqishëm" në skenën europiane, thotë politologu Janis Emmanouilidis nga Think Tank-u në Bruksel "European Policy Center." Por pritshmëritë ndaj tij dhe qeverisë së tij janë "ekstremisht të larta." Shumë vende anëtare të BE-së mendojnë, se Gjermania duhet të bashkëdrejtojë më shumë në nivel europian, të marrë vendime dhe të çojë përpara proceset, nënvizon në intervistë për DË Emmanouilidis. Nëse pritshmëritë mund të përmbushen, kjo varet se sa i fuqishëm do të jetë ai si kancelar në nivelin kombëtar, thekson politologu. Sepse ai së pari duhet të fitojë besimin e popullsisë si dhe brenda radhëve të veta. Ndonjëherë pyes veten, thotë Emmanouilidis, mos vallë pres shumë prej një kancelari, të cilit tani i duhet kohë së pari të ambientohet me rolin e tij të ri.

Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06