14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e muajit. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë. Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.